Nis gjyqi për orgjitë, akuza: Strauss-Kahn ishte mbreti i festave

Ish­-shefi i FMN­së, Dominique Strauss-Kahn, ka dalë para gjyqit në Lille të Francës, pas akuzave për përfshirje në afera seksuale dhe në një rrjet prostitucioni në hotele.

Kur Strauss-Kahn mbërriti në gjykatë, protestueset e grupit "Femen" u hodhën mbi makinën e tij me mbishkrimet “tutorët, klientët, fajtorët”, pikturuar në gjokset e tyre.

Strauss-Kahn pranoi në gjyq se ka marrë pjesë në festat e seksit, orgjitë, por tha se nuk e dinte që gratë ishin prostituta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Francë, të shkosh me prostituta, nuk është e paligjshme, por të bësh biznes me to dhe punën e tyre, po, është e paligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurorët thanë gjithashtu se Strauss-Khan, 65 vjeç, kishte luajtur një rol kryesor në orgjitë, duke e cilësuar atë deri dhe “mbreti i festave”.

Nëse shpallet fajtor, kandidati potencial për Presidencën franceze të para 4 vjetëve, mund të dënohet deri në 10 vjet burg dhe 1.5 milionë euro gjobë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?