Nis kthesa “Erdogan”, lirohen 758 ushtarë nga 989 të arrestuar
Prokuroria e Stambollit ka bërë një kërkesë për lirimin e 758 ushtarëve të arrestuar në kuadër të hetimit për tentativën e grushtit të shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Teksa konfirmon se kjo prokurori ka rimarrë në pyetje 989 ushtarë dhe studentë ushtarakë në kuadër të hetimeve për tentativën e grushtit të shtetit të 15 korrikut.
Dhe pas rimarrjes në pyetje, komisioni hetimor ka vendosur të tërheqë padinë për 758 ushtarë nga të arrestuarit.
Ndërkohë, kërkesa e hetuesve është marrë parasysh nga gjykata e cila e ka konsideruar atë si një veprim të matur duke pasur parasysh gjendjen aktuale në vend.
Nga ana tjetër, masa e arrestit për 231 ushtarë të tjerë ende vazhdon.
KOHA JONË SONDAZH

