Nis në Gjenevë takimi SHBA-Rusi për Ukrainën, ja çfarë pritet

Takimi SHBA-Rusi mbi tensionet në Ukrainë ka nisur në Gjenevë të Zvicrës, por shpresat për zgjidhjen e ngërçit janë të pakta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një “përgjigje të shpejtë dhe të ashpër”, nëse Rusia vendos të sulmojë vendin fqinj. Përballë tij, në qytetin e njohur zviceran, është shefi i diplomacisë rusë, Sergey Lavrov.

Kryediplomatët e pranuan se përballja e sotme është vetëm një hap drejt zgjidhjes së situates. Mbi 100 mijë ushtarë ruse janë grumbulluar pranë kufiriti ukrainas e ka raporte se Moska është duke dërguar edhe trupa të tjera.

Frika e një pushtimi është shfaqur prej kohësh dhe SHBA-ja me aleatët e saj po përpiqen për një front të bashkuar me shpresë që ta parandalojnë atë ose të bashkërendojnë një përgjigje, nëse nuk arrijnë një gjë të tillë.

SHKARKO APP