Nis përplasja Itali-Turqi/Kryeministri e quan diktator, Erdogan zemërohet

Një situatë aspak e mirë po acaron raportet mes Italisë dhe Turqisë. Kryeministri italian, Mario Dragi e quajti presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan një diktator, pasi presidentja e komisionit evropian, Ursula von der Lejen u la në këmbë në një takim të zhvilluar në Ankara. Kjo e ka zemëruar shumë Turqinë e cila i dënoi menjëherë komentet.

Turqia i dënoi komentet e bëra nga kryeministri i Italisë, i cili e krahasoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me një diktator. Von der Leyen dhe shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, u takuan me Erdoganin në 6 prill.

Të ftuarit u shoqëruan në një dhomë të madhe për bisedime, por atje ishin vendosur vetëm dy karrige për tre udhëheqësit. Draghi tha se është ”shumë i pakënaqur me poshtërimin që presidentja von der Leyen ka pësuar”. Draghi gjithashtu tha se është e rëndësishme që të jetë i sinqertë me ”diktatorët”.

 

SHKARKO APP