Nis punimet parlamenti i ri italian, kur do të krijohet qeveria e re?

Sot legjislatura e re e Parlamentit italian pas zgjedhjeve të 4 marsit dhe situata politike për krijimin e qeverisë së re është më e komplikuar se kurrë.

Përpjekjet e Lëvizjes 5 Yje për arritjen e një konsensusi në zgjedhjen e kryesive të Dhomës së Deputetëe dhe të Senatit Italian dështuan.

Konsultimet mes 5 Yjeve dhe Lidhjes së Matteo Salvinit u ndeshën me bllokimin politik të liderit të koalicionit të së djathtës Silvio Berlusconi i cili vuri veton brenda aleatëve të tij që Dhoma e Senatit të drejtohet nga kreu i grupit të Forza Italias Paolo Romani. Kandidaturë kjo e pa pranueshme nga 5 Yjet. E papranueshme dhe e hedhur poshtë nga lideri i 5 Yjeve ka qënë dhe kërkesa e Silvio Belucsonit për një takim konsultativ mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shumta janë nyjet politike për t’u zgjidhur dhe gjithcka duket se është kthyer në pikënisjen e 3 javëve më parë kur vota e italianëve nuk mundi të përcaktoj një forcë politike fituese me mbi 40% të votave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhja e kryesive të dy dhomave të deputëtëve është dhe hapi i parë i rëndësishëm në krijimin e qeverisë së re i cili do të përcaktojë dhe vendimin e Presidentit të Republikës për krijimin e qeverisë së re.

Legjislatura e re e parlamentit italian do të nis sot punimet pikërisht me votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të dhomës së deputëtëve e të Senatit. Nëse për 3 herë radhazi nuk do të arrihet të zgjidhen me 2/3 e shumicës së votave, votimi i katërt do të mjaftohet me shumicën e mundshme. E në shumicën e mundshme të votave i favorizuar është kolaicioni i djathtë që ka aktualisht mazhorancën paralamentare.

Partia Demokratike ka informuar se do të votoj një skedë të bardhë duke mos mbështetur kandidaturën e asnjë force politike e në koherencë me deklaratat e lidërve të saj për qëndrimin e saj opozitar.

Italianët presin krijimin e  qeverisë së re. Do jetë një qeveri koalicioni mes 5 Yjeve e Lidhjes? Një qeveri teknike? Një qeveri e kolaicionit të gjerë? Apo rikthim në zgjedhje?

Gjithcka do të përcaktohet në orët e ardhshme e në taktikat politike që do të shfaqen në dhomën e deputetëve dhe të senatit të legjislaturës së sapo nisur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?