Nisja e Muajit të Ramazanit/ Spoti arab kundër terrorizmit përlot botën (Video)

“Do t’i them Perëndisë që ju keni mbushur varrezat me fëmijë dhe keni boshatisur bankat e shkollës”. Këto janë fjalët e një fëmijë të cilat i ka shkruar në fletoren e tij dhe i drejtohen një kamikazi.

Kështu fillon spoti publicitar i një kompanie telefonike arabe, e realizuar me rastin e nisjes së “Muajit të Ramazanit”. Klipi disa minuta është një manifest i vërtetë kundër terrorizmit, dhunës dhe kundër sulmeve vetëvrasëse shkruan Tg.com.

Nëpërmjet një kënge, viktimat, familjet e viktimave dhe të plagosurit nga sulmet terroriste i drejtohen një kamikazi, i cili është gati për të shpërthyer dhe përpiqen që ta bindin të heqë dorë sepse Zoti nuk do ashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Allahu është krijuesi i jetës, duhet të jemi të butë kundrejt fesë jo të ashpër. Me armikun duhet të përballesh në paqe dhe jo në luftë. Këto janë vetëm disa fjalë nga videoja prekëse, e cila brenda pak orësh bëri xhiron e botës dhe mori mbi 2 milionë klikime.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bombardojmë” dhunën me mëshirë, “bombardojmë” urrejtjen me dashuri, “bombardojmë” aktet e tyre të dhunshme me dashuri, “bombardojmë” ekstremizmin për të jetë më të mirë. Neutralizojmë sulmet e tyre urryese me këngë dashurie, nga sot deri në pafundësi. Dhe në fund të spotit kamikazi vendos të mos shpërthej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?