Niveli i ujit pëson ulje drastike dy muaj pas përmbytjeve në Venecia

Dy muaj pas përmbytjeve në Venecia, baticat e kanë tërhequr ujin duke i lënë kanalet thuajse të thara.

Niveli i ujit ka pësuar rënie drastike ndërkohë që kanalet tashmë duken si llogore me baltë.

Mbetjet e lëna pas përmbytjeve kanë vështirësuar dhe lëvizjen e banorëve nëpër qytet.

Në nëntor të 2019, Venecia u përball me përmbytje dhe reshje të shumta të cilat nuk ishin parë prej 50 vitesh.

Pjesa më e madhe e qytetit ndodhej nën ujë ndërkohë që bashkiaku deklaroi se dëmet arritën afërsisht 1 miliardë euro.

SHKARKO APP