Një akt bamirësie i Ed Miliband, që në Britani shkakton polemika
Kur kreu i Laburistëve në Britani, Ed Miliband kaloi përpara një lypëse, ai u kthye nga ajo dhe i dha 2 centë.
Fotografët u mblodhën menjëherë rreth tij, gjatë këtij momenti.
Pasi fotot u publikuan në medie të ndryshme, në media kanë shpërthyer polemika.
Komentues të shumtë e kritikojnë atë për faktin se ai as nuk ia ka hedhur sytë gruas, kur i ka dhënë paratë.
“Ai dukej sikur kishte frikë që ajo ta prekte dhe mund t’i ngjiste ndonjë sëmundje”, shkruan një komentues.
Ndërsa të tjerë e kritikojnë atë se është talluar me lypëse, pasi edhe pse fiton 130 mijë euro në vit, i ka dhënë asaj vetëm dy cent.