Një alternativë për armatosjen e Ukrainës

Nga Jeremy Shapiro

Ukraina është në fakt vetëm një fushëbeteje, në një luftë më të gjerë midis Rusisë dhe Perëndimit, mbi rendin rajonal në Evropë. Koncepti perëndimor i sigurisë, pas fundit të Luftës së Ftohtë, ishte se stabiliteti dhe prosperiteti vijnë nga pranimi i panegociueshëm i rregullave nga organizatat perëndimore, si Bashkimi Evropian dhe NATO.
Një koncept i tillë mund të mos përfshijë asnjëherë një vend si Rusia, për shkak të një shumësie problemesh ekonomike, sociale apo të sigurisë që ka Moska, dhe që kërkojnë më shumë fleksibilitet, edhe sepse ndjesia e Rusisë mbi madhështinë e saj nuk do ta lejojë kurrë një gjë të tillë.
Përpjekja e Perëndimit, që prej fundit të Luftës së Ftohtë, për ta trajtuar Rusinë si një vend normal evropian, pa të drejta më të mëdha sesa i takojnë vendeve të tjera sovrane, si Luksemburgu apo Letonia, nxiti hiper-nacionalizmin që gjallon brenda shumicës së liderëve rusë.
Këmbëngulja e vazhdueshme perëndimore tek kjo pikëpamje mbi Rusisë, madje edhe kur fuqia e Rusisë u rrit vitet e fundit, i bind udhëheqësit e saj se Perëndimi nuk do të ndalet derisa Rusia të nënshtrohet ndaj Shteteve të Bashkuara, në një mënyrë të ngjashme me atë të vendeve të tjera evropiane.
Udhëheqësit rusë e shohin përfshirjen amerikane në Ukrainë, pikërisht në këtë dritë. Sikurse Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev deklaroi në datën 10 shkurt: “SHBA-ja është përpjekur ta ngatërrojë Rusinë në një konflikt ndërshtetëror ushtarak, dhe të përdorë zhvillimet e kohëve të fundit në Ukrainë, për ndryshimin e regjimit dhe në fund të fundit, për ndarjen e vendit tonë”.
Kjo do të thotë se ka pak pika të përfërta për të biseduar. Edhe nëse ndodh mrekullia, që armëpushimi i negociuar në Minsk të respektohet, apo rusët të detyrohen për shkak të furnizimit me armë të Ukrainës të pranojnë një për një të gjitha kërkesat e perëndimorëve, konflikti do të shpërthente përsëri, në Ukrainë apo diku tjetër, për sa kohë që thelbi i mosmarrëveshjeve mbi rendin rajonal mbetet i pazgjidhur.
Në vend të kësaj, për të zgjidhur problemin, ne kemi nevojë të fillojmë negociata serioze mbi çështjen e rendit e sigurisë evropiane dhe rolin e Rusisë në të. Moska i ka kërkuar këto lloj negociatash, së paku prej vitit 1989, por Perëndimi nuk e ka marrë kurrë seriozisht një kërkesë të tillë. Tashmë ne duhet të hyjmë në negociata për rishikimin e rendit e sigurisë evropiane, me kushte të pranueshme si për Rusinë, ashtu edhe Perëndimin.
Fuqi përmes dobësisë
Kjo domosdoshmërisht do të përfshinte kompromise të vështira. Por këto bisedime janë të mundura dhe të nevojshme, edhe për shkak të dobësisë themelore të Rusisë. Pavarësisht imazhit që ka për veten e vet, Rusia është një shtet në rënie. Dhe perëndimi i rusisë, do të thotë se vështirë se ka rëndësi nëse plani afatgjatë i Moskës, është të ripushtojë të gjithë Evropën Lindore. Ajo nuk do të ketë kapacitetet për ta bërë një gjë të tillë.
Pra, ne s’duhet të shqetësohemi për fuqinë ruse, por më tepër mbi atë që ajo do të bëjë në fillim, pasi të ketë perceptuar se është e dobët. Së bashku me tendencat aktuale, Rusia në atë moment do të ketë në dispozicion mijëra armë bërthamore dhe perceptimin e kërcënimeve të një skizofreni paranojak. Për të shmangur atë rezultat, ne duhet ta akomodojmë Rusinë në një afat të shkurtër, dhe të punojmë për kultivimin e një marrëdhënie më të mirë perëndimoro-ruse, çka do të bënte më të lehtë menaxhimin e një Rusi në rënie.
Ne nuk i nënvlerësojmë aspak kompleksitetet që negociata të tillë do të paraqesin, veçanërisht duke patur parasysh klimën e tanishme politike mes Perëndimit dhe Rusisë, por edhe kompromiset e vështira që do të duhet të bëhen nga të gjitha palët, Përendimi, Rusia dhe shtetet e tjera në mes. Por hapi i parë, është të kuptohet natyra e problemit dhe vendosja si një qëllim e një rendi gjithëpërfshirës të sigurisë rajonale.
Sigurisht, Ukraina dhe shtetet e tjera të vendosura në mënyrë të ngjashme do të “kenë një votë” në këtë çështje, dhe ato mund të zgjidhen nga negociata ose marrëveshja. Por Shtetet e Bashkuara gjithashtu e kanë një votë. Dhe është vendim sovran i politikës së jashtme amerikane, nëse do të japë ndihmë për vendet që insistojnë në një politikë të jashtme plotësisht të pavarur. Në këtë vendim, asnjë vend tjetër nuk ka asnjë votë.
Një fakt i trishtuar i marrëdhënieve ndërkombëtare është se Shtetet e Bashkuara, BE, dhe Ukraina, që punuan së bashku, nuk mundën të krijojnë një rend rajonal të sigurisë, që promovon paqen dhe stabilitetin. Vetëm Shtetet e Bashkuara, BE, dhe Rusia duke punuar së bashku mund ta bëjnë këtë.
Kjo do të thotë se Uashingtoni do të duhet t’i njohë një rol të veçantë të Rusisë në “lagjen” e saj, ndërsa Moska do të duhet të shkelë betimin për ndërhyrjen ushtarake në punët e fqinjëve të saj. Sigurisht, Rusia nën presidentin Vladimir Putin ka shkelur shumë nga angazhimet e saj të mëparshme. Dhe mjerisht është e bërë e zakonshme për fuqitë e mëdha të prishin marrëveshjet kur ato duan. Por alternativa ndaj arritjes në ndonjë marrëveshje të negociuar me Rusinë, është që të shkohet gradualisht drejt një lufte totale me një superfuqi bërthamore, edhe nëse Moska do të humbiste në Ukrainë.
Meqë nuk mund të kemi besim tek Putini, dhe nuk mund të përmbysim regjimin e tij, kemi nevojë të arrijmë një marrëveshje, që ai beson se është në interesin e tij më të mirë për ta mbështetur. Vetëm një marrëveshje që krijon një rend sigurie gjithëpërfshirës në rajon – dhe që Rusia mund ta pranojë – do të përmbushte pritshmëritë.
Fatmirësisht, fuqitë e mëdha kanë respektuar historikisht marrëveshjet, të cilat ata besojnë se janë në interesin e tyre. Edhe pse ka një dobësi reale në qasjen tonë, unë besoj se kjo është alternativa më e mirë. Por kjo mund të jetë e tillë, edhe sepse unë vendos një vlerë shumë më të lartë për minimizimin e rrezikut, sesa në ruajtjen e së drejtës absolute të Ukrainës, për një politikë të jashtme të pavarur.
Duhet pranuar se në rast se prioritetet tuaja janë të tjera, ju mund të zgjidhni në mënyrë racionale të armatosni ukrainasit. Në fund, Perëndimi është shumë më i fortë se Rusia, politikisht, ushtarakisht, dhe ekonomikisht. Kjo do të dëshmohet në një periudhë afatgjatë. Problemi i vetëm është se ndoshta në një periudhë afatgjatë, ne të gjithë do të kemi vdekur.

Brookings Institution-bota.al

SHKARKO APP