Një dozë vaksine mbron me 80% të moshuarit nga hospitalizimi
Vaksinat e Pfizer dhe Astra Zenecas janë më shumë se 80 përqind të efektshme në mbrojtjen nga hospitalizimi të personave mbi 80-vjeç, me një dozë të vetme. Të dhënat inkurajuese të studimeve u bënë të ditura nga ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hanckok.
Shëndeti Publik ne Angli raporton se studimi i zhvilluar në botën reale kishte arritur në përfundimin se mbrojtja kundër covidit simptomatik tek personat mbi 70-vjeç varionte nga 57 deri në 61 përqind pas një doze të vaksinës së Pfizer dhe mes 60 dhe 73 përqind pas asaj të Astra Zenecas.
”Rezultatet mund të ndihmojnë për të shpjeguar se përse numri i shtrimeve në terapitë intensive mes personave mbi 80-vjeç është ulur gjatë javëve të fundit. Të dhënat janë tejet inkurjauese dhe tregojnë fuqinë e shkencës. Prandaj kur të vi radha juaj, merreni vaksinën”, deklaroi Matt Hancock, Ministër i Shëndetësisë.