Një e treta e të rinjve amerikanë shumë të shëndoshë për… ushtri!

Pentagoni po has gjithnjë e më shumë vështirësi në procesin e rekrutimit, pasi të rinjtë amerikanë janë shumë të shëndoshë.

Edhe nëse ata regjistrohen për të qenë pjesë e ushtrisë, vërehet një numër shumë i lartë i personave mbipeshë, gjë që ndikon në efikasitetin në luftime.

”Aktualisht, gati një e treta e të rinjve amerikanë janë shumë të shëndoshë për të shërbyer në forcat e armatosura”. deklaroi gjenerali në pension, Samuel Ebbesen gjatë prezantimit të një raporti të ri të thinging group ”Council for a strong Amerika” mbi rekrutimin në këmbësori.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Është e rëndësishme për sigurinë tonë kombëtare që ata që duan të shërbejnë për vendin duhet të përmbushin kriteret e pranimit’’, shtoi ai duke prezantuar ky raport i titulluar ”Në shëndet jo të mirë dhe jo gati” në prani të drejtorit të rekrutimit të Pentagonit, gjeneralit Frank Muth.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas shifrave të Pentagonit që datojnë nga viti 2015, 71% e amerikanëve të moshave 17 deri në 24 vjeç nuk janë të kualifikuar për të shërbyer në forcat e armatosura për arsye të mbipeshës, të nivelit të pamjaftueshëm arsimor, të së kaluarës kriminale apo përdorimit të lëndëve narkotike.

Obeziteti skualifikon gati një të tretën (31%) e të rinjve që aspirojnë të futen në radhët e ushtrisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?