Një foshnje vetëm 37-ditëshe humb jetën nga Covid-19

Një foshnje vetëm 37 ditëshe humbi jetën si pasojë e Covid-19 në Greqi. ”Fatkeqësisht ne sot kemi viktimën më të re të pandemisë, një foshnje që kaloi 17 nga gjithsej 37 ditët e saj, duke luftuar me virusin”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se foshnja e seksit mashkull, ishte dërguar në spitalin e fëmijëve në athinë në mes të shkurtit me një inflamacion nazal dhe ethe dhe ishte vënë në kujdes intensiv një ditë më pas. Ai u nda nga jeta të dielën.

Rreth 6800 persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 në Greqi ndërsa rreth 480 të tjerë janë aktualisht në kujdes intensiv. Ministria kërkoi javën e shkuar ndihmë nga spitalet private pasi pranoi se sistemi i shëndetit publik në Athinë ishte nën një presion të papërballueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?