Një imam homoseksual, në luftë për tolerancën fetare

Ludovic Mohamed Zahed, i ka kushtuar jetën luftës kundër atyre që besojnë se Islami dhe homoseksualiteti janë të papajtueshme. Kjo është një luftë e vështirë dhe e rrezikshme, siç raporton Naomi Conrad.

Kur nëna e tij i tha se ajo mendonte se ai ishte i sëmurë dhe i dobët, Ludovic-Mohamed Zahed thotë se ai ishte i trullosur, shumë i tronditur.

Edhe pse xhepat e tolerancës ekzistojnë, ato janë shpesh të pasigurta. Një zëdhënës i xhamisë Al-Nur në Berlin, i cili predikon një interpretim fundamentalist të Islamit, u përgjigj pyetjes lidhur me homoseksualitetin dhe Islamin në xhaminë e tij: “Më vjen keq por unë nuk mund ti përgjigjem një pyetje të tillë tani. Më merr përsëri më vonë”. DW është përpjekur disa herë por ai nuk ju është përgjigjur telefonatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tjerë, megjithatë, janë shumë mikpritës: Ender Çetin, një zëdhënës i një xhamie në Berlin, theksoi se xhamia e tij është e hapur për myslimanët homoseksual dhe se ai “fuqimisht kundërshton”çdo diskriminim në komunitetin e tij. “Janë të mirëpritur të gjithë në xhaminë tonë”, thotë ai për DW. Xhamitë “janë larg mikpritësjes së homoseksualëve”,- thotë Jörg Steinert, nga Shoqata LGBT në Berlin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Myslimanët janë të detyruar të bëjnë një jetë të dyfishtë

Kjo është arsyeja pse Steinert dhe kolegët e tij e ftojnë Zahed në Berlin, për ti treguar atyre se homoseksualiteti dhe Islami janë me të vërtetë të pajtueshme: “Kam luftuar me dy identitetet e mija, shumë. I kisha humbur dhe isha i shqyer mes fesë sime dhe seksualitetin tim”, thotë ai për DW. Por pastaj, ai shton se: “E kuptova se Islami ka një mesazh tolerance dhe paqeje. Që atëherë, kjo është bërë si mision i jetës sime, për të bindur të tjerët por dhe gjithashtu për të luftuar interpretimin e mbyllura me mendje in-tolerante të Islamit, e ajo ngjan si fashizmi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?