Një infermiere e infektuar me koronavirus del xhiro me burrin dhe fëmijet dorë për dore, mashtron policët
Një infermiere e infektuar me Covid 19 u ndalua nga policia bashkiake e Fanos në Itali së bashku me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët të kapur përdore. Ajo i tha policisë se kishte dalë vetëm për të hedhu mbeturinat, por në të vërtetë ajo ndodheshe shumë larg shtëpisë.
E gjithë familja e kishte detyrim të qëndronte në karantinë në shtëpi. Përveç ankesës penale për gruan, së bashku me bashkëshortin morën edhe dënime administrative.
Por ky nuk është i vetmi rast në Itali. Gjatë këtyre ditëve janë kapur shumë persona që e kanë shkelur karantinën.
Policia ka kapur në Reggio një grua 34-vjeçare, Emilia që kishte dalë nga karantina për të blerë cigare, por ajo mori gjobë pas këtij veprimi sepse kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta me njerëz që testuan pozitivisht për Covid-19.
Një grua 47-vjeçare nga Modena të Italisë e cila ka rezultuar pozitive me koronavirus është kapur nga policia në kohën kur ajo po shëtiste me biçikletën e saj dhe shumë larg shtëpisë. Edhe justifikimi i saj ishte se kishte dalë për të hedhur mbeturinat, por rezultoi se ishte larg shtëpisë dhe se bënt pjesë në listën e njerëzve që ishte e infekuar me koronavirus dhe e kishte detyrim të vetëizolohej në shtëpi.
/ Marrë nga La Repubblica/