Një ish-gjeneral, një indiane, dy latinë dhe një homoseksual pjesë e kabinetit Biden

Në fjalën e tij pas marrjes së postit të Presidentit, Joe Biden bëri thirrje për unitet dhe kapërcimin e ndasive në shoqërinë amerikane. 78-vjeçari i ka vënë vetes një plan ambicioz, që të ribashkojë të gjitha strukturat e shoqërisë së përçarë amerikane. Ministria e Jashtme i është besuar një diplomati me përvojë, Antony Blinken.

Ministria e mbrojtjes një ish-gjenerali me katër yje, Lloyd Austin, afro-amerikani i parë që do të vendoset në krye të Pentagonit nëse do të marrë dritën jeshile të senatit.

Historia e Ministrisë së Financave në SHBA është më e gjatë se 230 vjet, por kjo ministri nuk është udhëhequr kurrë nga një grua. Ministre e Financave është emëruar Janet Yellen. Deb Haaland është personi i parë me gjene indiane që hyn në qeverinë amerikane. Deputetja 60-vjeçare vjen nga shteti jugor New Mexico dhe i përket fisit Pueblo të Laguna. Washington Post e përshkroi emërimin e saj si vendimin historik të Bidenit, i cili shënoi një pikë kthese në marrëdhëniet e qeverisë me popujt me gjene indiane.

Siguria Kombëtare do të jetë në dorë të Alejandro Mayorkas të lindur në Kubë, hera e parë që këtë ministri e drejton një person me origjinë latine. Një latinoamerikan, Xavier Becerra do të jetë gjithashtu në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në fushatën e demokratëve, Pete Buttigieg, i cili deri atëherë ishte i panjohur, ishte rival i presientit të ri, por tani 39-vjeçari do të drejtojë Ministrinë e Transportit, i pari homoseksual i deklaruar hapur që merr një post kaq të lartë në historinë e SHBA-së.

SHKARKO APP