Një kompani muzikore i ofron punë Barack Obamës
Kompania muzikore suedeze Spotify i ka ofruar një vend pune presidentit në ikje Barack Obama si “President i Plei listës muzikore”.
E gjithë kjo ka ndodhur pas një shakaje që Obama ka bërë duke thënë se ishte në pritje të një pune tek Spotify pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë.
Në njoftimin për punë kërkohen 8-të vite eksperiencë në drejtimin e një shteti.
“Kemi dëgjuar se jeni i interesuar të jeni pjesë e Spotify, hidhini një sy njoftimit tonë dhe na thoni”, i ka shkruar përfaqësuesi i kompanisë Daniel Ek Barack Obamës në Twitter.
Presidenti Barack Obama ka filluar të shpërndajë këngët e kompanisë që nga viti 2015-të dhe ka deklaruar se reperi Lamar i kompanisë është i preferuari i tij.
Nuk dihet ende se cila do të jetë puna e ardhshme e presidentit në ikje por ajo çka është zyrtare tashmë është se Barack Obama ka refuzuar të jetë gjyqtar i Gjykatës Supreme.
Oranews
KOHA JONË SONDAZH

