Një meteor godet Kubën, shi gurësh mbi shtëpitë
Shërbimi Kombëtar i Motit në Key West, Florida, njoftoi se ka marrë informacione se një meteor u pa në qiell mbi Florida Keys dhe pastaj u përplas në Kubën Perëndimore. Meteori e grisi qiellin para se të shpërthente dhe të binte si shi mbi shtëpitë në Kubë, sipas The Sun.
Vendasit në qytetin Venales njoftuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm gjatë ngjarjes, sipas një mesazhi në Twitter nga korrespodenti i CNN në Havana, Patrick Oppman. Oppman shpërndau fotografi të pjesëve të meteorit që goditi shtëpinë e një banori.



KOHA JONË SONDAZH

