Një milion veta në shesh, 22 të vdekur që nga fillimi i protestave
Më shumë se një milion njerëz u mblodhën në ”Piazza Italia”, në kryeqytetin Santiago, në një ditë të re të mobilizimit kundër presidentit Piñera dhe politikave të tij neoliberale. Forca të shumta policore u ndeshën me protestuesit të cilët i sulmuan me bomba molotov, gurë dhe mjetet të tjera të forta. Demonstruesit dhe opozita kërkojnë dorëheqjen e presidentit dhe thirjen e një kuvendi i cili do të ndërtonte një Kushtetutë të re për vendin. Kushtetuta kiliane daton që nga koha e diktaturës së Pinoçetit. Më shumë se 26,000 protestues janë arrestuar në Kili që nga fillimi i protestës. Protestat, të cilat shpërthyen më 18 tetor, kanë regjistruar deri më tani vdekjen e 22 protestuesve, të vrarë në përleshje me forcat e policisë.