“Një moment që nuk do ta harroj kurrë”, flet infermierja e parë e vaksinuar në Itali

“Vaksinimi shkoi shumë mirë, ishte shumë emocionues dhe është një moment që nuk do ta harrojmë kurrë”. Kjo është ajo që deklaroi Claudia Alivernini, infermierja e Spitalit Spallanzani në Romë, Itali, e cila ishte punëtorja e parë shëndetësor që u vaksinua kundër Covid-19 në Itali.

“Unë jam shumë krenare që jam e para për këtë fushatë vaksinimi,” shtoi ajo.

“Sot është fillimi i fundit në lidhje me infeksionin, edhe nëse rruga do të jetë e gjatë”, vazhdoi Claudia Alivernini.

Ndërkohë disa shtete filluan të shpërndanin për përdorim vaksinën që ditën e djeshme pasi u shprehën se nuk mund të prisnin dot një ditë më shumë.

Aktualisht vendet e BE kanë marrë një sasi dozash simbolike vetëm 10 mijë për çdo shtet, ndërsa duke filluar nga e hëna do të shpërndahen miliona doza.

SHKARKO APP