Një muaj luftë me COVID-19, Spanja shënon bilanc pozitiv për 24 orë

Pas më shumë se një muaji në luftë me COVID-19, Spanja shënoi ditën e sotme bilancin më pozitiv për sa i përket numrit të viktimave në 24 orë.

Këtë të dielë u raportuan për 288 viktima nga Ministria e Shëndetësisë, një bilanc që sërish mbetet i lartë, por në krahasim me situatën përpara një muaji vihet re një ulje e ndjeshme.

Që prej 18 marsit, në Spanjë nuk raportoheshin nën 300 viktima në ditë nga koronavirusi. Në total në të gjithë vendin janë regjistruar 23,190 të vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i emergjencave shëndetësore, Fernando Simon paralajmëron qytetarët për të qëndruar vigjilent pavarësisht shifrave në ulje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shprehet se gjatë fundjavës mund të ketë edhe gabime në regjistrimin e bilancit pasi edhe administratat dhe mjekët punojnë me numër të kufizuar.

Në të gjithë vendin gjatë 24 orëve janë regjistruar 1,729 raste të reja duke e çuar numrin total të të infektuarve në mbi 225 mijë.

Lajm i mirë vjen në rradhët e qytetarëve të shëruar teksa gjatë kësaj periudhe kohore 3,024 persona kanë lënë spitalet dhe gjithsej janë shënuar 98,732 të shëruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?