Një person hedh veten në erë pranë ambasadës amerikane në Tunizi

Një person hodhi veten në erë para ambasadës amerikane në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis njoftojnë mediat lokale.

Raportohet se autori shpërtheu një eksploziv ndërsa ai iu afrua një pike kontrolli jashtë ambasadës. Pesë policë u plagosën nga ky sulm, sipas kanalit lokal Mosaique FM.

Videot dhe fotot e postuara në mediat sociale treguan makina dhe prona të dëmtuara nga shpërthimi i bombës dhe personat që gjendeshin aty pranë u larguan menjëherë nga vendngjarja.

Ambasada e SHBA konfirmoi sulmin nëpërmjet postimi në Twitter, dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën.

Asnjë informacion nuk u publikua për identitetin e autorit.

Ambasada e SHBA është e vendosur në periferinë e Liqenit të Tunis, rreth 15 kilometra në veri të qendrës së qytetit.

SHKARKO APP