Një pjesë e grave në Serbi mendojnë se burri ka të drejtë të godasë gruan
Në Serbi katër për qind të grave mendojnë se bashkëshorti ka të drejtë të godasë apo të rrahë bashkëshorten e tij, kanë treguar rezultatet e një studimi të Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë për pozitën e grave dhe fëmijëve në Serbi 2014 dhe Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë për gratë dhe fëmijët në vendbanime rome në Serbi 2014 – MICS 5.
Të dhënat për Serbinë në përgjithësi dhe komunitetin rom kanë treguar se ekziston një dallim ekstrem në mes të të gjitha formave të mirëkuptimin shoqëror. Dhuna në familje është e justifikuar shpesh nga gratë nga vendbanimet rome – 37 për qind. Anketa e kryer në dy mijë familje rome tregoi se gratë në këto komunitete mbështesin dhunën kundër grave nëse ato konfliktohen me burrat e tyre (21 përqind) apo nëse dalin jashtë pa dijeninë e tij (19 përqind).
Sipas rezultateve të analizës së bërë nga Zyra për Statistika (RZS) të Serbisë dhe UNICEF në periudhën kohore nga 1 shkurt deri 30 prill 2014, 93 për qind të qytetarëve të Serbisë mendojnë se fëmijët nuk duhet të ndëshkohen fizikisht për t'i edukuar, por 43 për qind të fëmijëve të moshës 1-14 vjet ishin të ekspozuar ndaj të paktën një formë të dënimit psikologjik ose fizik nga një anëtar i familjes.
Të dhënat për fëmijët rom tregojnë se në vendbanime rome 66 për qind të fëmijëve ishin të ekspozuar ndaj të paktën një formë të dënimit psikologjik ose fizik.
Rezultatet e përgjithshme dhe përfundimtare tregojnë se niveli i përfundimit të shkollave fillore në Serbi është 93 për qind, ndërsa shkollën e mesme e vijojnë 96 për qind. Në vendbanimet rome, shkollën e mesme e vijojnë 22 për qind të fëmijëve.
Anketë e Treguesve të Shumëfishtë (Multiple Indicator Cluster Survey – MICS), është një program ndërkombëtar hulumtues i zhvilluar nga UNICEF-i në bashkëpunim me agjencitë e tjera të OKB-së, dhe e cila është kryhet çdo pesë vjet në mbi 100 vende. Sondazhet e MICS mbledhin të dhëna mbi shëndetin e fëmijëve, zhvillimin, edukimin, mbrojtjen dhe mirëqenien e përgjithshme, si dhe mbi shëndetin riprodhues të grave.