Një profesor shqiptar arrestohet si gylenist në Ankara

Marjus Hoxha, 30 vjeç, ligjërues në Universitetin Zirve, është arrestuar mbrëmë në Ankara, nën akuzat se ka bindje gyleniste (mbështetës i klerikut që jeton në SHBA, Fethullah Gulen), pra është kundër regjimit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Familjarët e tij thonë për “Telegraf”-in se arrestimin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Shqipërisë në Ankara, por nuk kanë përgjigje se çfarë do të ndodh me profesorin Hoxha.

“Familja kërkon ndihmën nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Jemi shumë të shqetësuar. Ai nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet politike në Turqi”, thotë një familjar i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?