Një referendum që i dha fund rrugëtimit të Britanisë në BE
Pas votimit në Parlamentin Europian, Britania largohet sot zyrtarisht duke hyrë në një të ardhme të pasigurt. Brexit është cilësuar si lëvizja më e rëndësishme gjeopolitike që nga humbja e perandorisë dhe një goditje në 70 vjet pas përpjekjeve për të krijuar një unitet europian pas dy luftërave botërore. Vendi do të largohet nga unioni të cilit iu bashkua në vitin 1973. “Është fillimi i një epoke të re”, do të shprehet kryeministri Johnson, një nga udhëheqësit kryesorë të fushatës Brexit në vitin 2016. Përtej simbolikës, pas 47 vitesh anëtarësimi, shumë pak do të ndryshojnë deri në fund të vitit 2020, deri kur Johnson ka premtuar të krijojë një marrëveshje të gjerë të tregtisë së lirë me BE.
Çfarë ndodhi në referendumin kur britanikët vendosën të largohen nga BE?
Referendumi i qershorit 2016 i Brexit tregoi një komb të ndarë dhe nxiti shpirtin e kërkimit për gjithçka, nga shkëputja, imigrimi tek kapitalizmi, perandoria dhe britanizmi modern.
E tillë ishte ashpërsia e Brexit që la të shtangur aleatët dhe investitorët që ishin mësuar ta shihnin vendin një shtyllë të sigurtë të stabilitetit ekonomik dhe politik perëndimor. Brexit ka testuar lidhjet brenda vetë Mbretërisë së Bashkuar: Anglia dhe Uellsi votuan të linin bllokun, por Skocia dhe Irlanda Veriore votuan të qëndrojnë. Sot në ditën e Brexit disa do të festojnë e të tjerë do të derdhin lot, por shumë britanikë të tjerë as nuk do të reagojnë.
Johnson do të kryesojë një takim të kabinetit në Sunderland, qyteti i parë që deklaroi mbështetje për largimin nga BE në referendumin e qershorit 2016.
Parlamenti Europian planifikon të vendosë një prej flamujve të tij britanikë në Shtëpinë e Historisë Europiane, një muze që mbledh historinë nga Revolucioni Francez i 1789. Pas dështimit të përsëritur për tu bashkuar, shpresa kryesore e europianëve është se ndikimi ekonomik i largimit do të bindë një gjeneratë të re të planifikojë një tjetër rrugë.