Një rrezik i ri terrorizmi

 

Të gjithë flasin për ISIS.

Por, botës i kanoset një rrezik i ri nga terrorizmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për grupin el Shabab, që dy ditë më parë kreu një masakër të vërtetë në Kenia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Terroristët e grupit të lidhur me Al Kaedan vranë 150 studentë të krishterë në Universitetin e Garsias.

Studentët u sulmuan ndërsa ishin duke flejtur.

Sulmi ka shokuar botën, ndërsa terroristët thonë se nuk do të ndalen.

Ata shprehen se do ta kthejnë Kenian, në një pellg gjaku.

Vetë Papa Françesku ka reaguar për fatin e të krishterëve, duke thënë se ata janë lënë në mëshirë të fatit.

El Shabab e kreu këtë sulm, në shenjë hakmarrje për trupat ushtarakë të Kenias në Somali.

Tashmë ky grup terrorist po kthehet në një kërcënim të ri, pasi ashtu si ISIS, është i egër dhe i pamëshirshëm.

Për më tepër që është duke u rritur ndjeshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?