FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një tjetër lider europian braktis samitin e BE për tu futur në karantinë

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, është bërë udhëheqësja e dytë që ka lënë një samit të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Bruksel, pasi një deputet me të cilin ka pasur kontakt së voni, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Marin tha se do të kthehet menjëherë në Finlandë, do të testohet dhe do të futet vullnetarisht në karantinë.

Më herët, ajo ka qenë në kontakt me deputetin finlandez, Tom Packalenin, i cili ka dalë pozitiv me koronavirus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri suedez, Stefan Lofven, do ta përfaqësojë Marinin në pjesën e mbetur të samitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të enjten, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është larguar nga samiti, pasi një pjesëtar i stafit të saj ka dalë pozitiv me koronavirus.

Von der Leyen ka thënë se është futur vullnetarisht në karantinë “si masë paraprake”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?