Një tren del nga shinat në Zvicër pasi një ortek godet linjën, dyshohet për viktima

Një tren ka dal nga shinat të hënën në mëngjes në zonën Goppenstein të kantonit zviceran Valais pasi një ortek goditi linjën. Policia konfirmoi se një operacion ishte duke u zhvilluar në vendngjarje dhe se disa persona u plagosën.

Sipas një postimi nga policia lokale në platformën X, forcat e sigurisë janë në vendin e incidentit, ndërsa raportet fillestare tregojnë për lëndime të pasagjerëve. Një zëdhënës i kompanisë hekurudhore BLS konfirmoi se dalja nga shinat u shkaktua nga një ortek që goditi linjën.

Treni doli nga shinat në zonën Stockgrabe, midis Goppenstein dhe Hochten, në kantonin e Valais, sipas Pomona. Në bord ndodheshin 80 pasagjerë. Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) njoftuan se trafiku në linjë do të mbetej i pezulluar deri të paktën në orën 4:00 të mëngjesit të së martës.

Swiss Digital Desktop Reklama

BLS i tha faqes së internetit Blick se treni i dalë nga shinat ishte një tren ekspres rajonal që ishte nisur nga Spitz, në kantonin e Bernës, rreth orës 6:00 të mëngjesit. Sipas kompanisë, procesi i largimit të pasagjerëve nga treni do të fillonte menjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet po vazhdojnë operacionin në vendngjarje, ndërsa priten njoftime zyrtare mbi gjendjen e pasagjerëve dhe shkaqet e sakta të incidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?