Një vit më parë në Kinë do të shënohej rasti i parë me Covid, por origjina mbetet ende mister

Një vit më parë lajmi për infektimin e parë me atë që do të njihej më pas si koronavirus, shënoi rastin e parë të regjistruar: në Wuhan. Një vit më pas, pas miliona viktimave dhe akoma më shumë infektimeve, ende nuk dihet pothuajse asgjë për origjinën e këtij virusi. Dhe një nga pengesat më të mëdha është pikërisht ngjyrimi politik i situatës.

Një 55 vjecar nga Hubei, në rajonin e Wuhan. Mjekët që u morën me ‘të, sigurisht, nuk mund ta kuptonin se kishin përballë një patogjen të ri dhe shumë të rrezikshëm, simptomat ishin të njëjta me ato të shumë sëmundjeve të tjera. Rikthimi tek ai pacient, dhe tek data 17 nëntor, u bë pas kërkimeve të mëtejshme të autoriteteve kineze, të paktën sipas një dokumenti rë brendshëm të publikuar nga e përditshmja “South China Morning Post”. Por as ajo datë nuk është një pikë e sigurtë. Nuk mund të jetë, pasi hetimet për origjinën e virusit janë shumë të komplikuara dhe sepse për fillimet e koronavirus, hetimet duhet ende të nisin. Është thënë shumë, dhe për shkak të vlerës politike me të cilën është ngarkuar kjo situatë.

Cilat janë sekretet e Wuhan dhe ato 65 ditë që ndryshuan botën?

Nga njëra anë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u përpoqën me çdo mënyrë t’ia vënë fajin Kinës për përgjegjësinë e infektimeve, dhe duke akuzuar, pa prova, laboratorin e Wuhan. Nga ana tjetër Pekini, që kërkon të çlirohet me çdo mënyrë nga kjo përgjegjësi. Në mes është Organizata botërore e shëndetësisë, e impenjuar që nga muaji maj me një hetim të pavarur për origjinën e virusit që dhe pas disa muajsh është ende në hapat a parë.

Kina, si gjithmonë kur bëhet fjalë për inspektime të huaja në territorin e saj, pengon. Nuk është ende qartë se kur skuadra e ekspertëve të OBSH-së mund të shkojë në vend. Por është e qartë që tani, sipas publikimeve të New York Times se nuk do të jenë atë që do të merren me hetimet në Wuhan, vatra e parë e koronavirusit. Me atë pjesë shumë delikate do të merren ekspertët kinezë.

Ndërkohë Kina, që brenda saj arriti të përmbajë infektimet, vijon fushatën e propagandës, shumë pak shkencore, për një virus të importuar. Meqenëse gjurmë të koronavirusit  u gjetën në një seri produktesh të ngrira që vinin nga jashtë, mediat e regjimit hodhën hipotezat që dhe në Wuhan, patogjeni mund të ketë ardhur nga jashtë, ndoshta nga përtej kufijve. Shkencëtarët të cilët nuhasin aromën politike, pranojnë të akreditojnë tezën, kolegë dhe shumë me emër si Zhong Nanshan thonë gjysmë të vërteta për këtë çështje: “Nuk është e thënë që virusi të ketë lindur në Kinë”. Në fund, kërkime ende për t’u verifikuar si ajo e sapo publikuar nga Instituti për tumore në Milano, sipas të cilit virusi qarkullonte në Itali që në muajin shtator, citohen nga mediat kineze si prova që ky virus ka lindur diku tjetër.

Politika arrin të depërtojë në boshllëqet fiziologjike të krijuara nga kërkimet shkencore. Pro ajo që është më keq, është se politika pengon që këto boshllëqe të mbushen. Por dhe këto boshllëqe nuk janë absolute, diçka dimë. Për shembull, dimë se tregu i Wuhan, vendi ku kthyem vëmendjen të gjithë që në fillim, ka shumë mundësi të mos jetë ai ku virusi kaloi tek njeriu. Dimë se vetë qyteti i Wuhan, ndoshta nuk është vendi i parë i infektimit, por vetëm i pari i regjistruar. Një studim britanik për mutacionet e Covid-19 këmbëngul në mënyrë bindëse se virusi ka kaluar tek njeriu në fillim të tetorit, me shumë mundësi në Kinë. Ajo që ndodhi më pas, është një histori që tashmë e njohim.

/abcnews.al

SHKARKO APP