Një vit më parë u shënua viktima e parë në Wuhan, sot rreth 2 mln jetë të humburra nga Covid-19
Bota prej më shumë se një viti, është në luftë me pandeminë e Covid-19. Një vit më parë Kina njoftoi vdekjen e parë nga Covid-19.
Që nga ajo kohë, virusi vdekjeprurës ka vrarë 1,936,898 njerëz në të gjithë botën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, ndërsa të infektuarit mbi 90 milionë e 400 mijë.
Më 11 janar 2020, vdekja u njoftua në lidhje me rastet e pneumonisë virale të regjistruara në fillim dhjetorit nga shpërthimi i identifikuar në Wuhan, Hubei.
Aktualisht në Kinë janë regjistruar 4792 viktima dhe 96 824 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins