Një vit nga kriza e Gjirit

Për pak ditë mbushet një vit nga kriza Gjirit, shkëndija e parë e së cilës ndodhi mëngjesin e datës 24 Maj të vitit të kaluar, me hackerimin e Agjencisë së Lajmeve të Katarit “QNA”, duke i atribuar dhe shpërndarë fjalime të rreme Emirit të vendit Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani. Ky krim kibernetik provokoi menjëherë një krizë rajonale, efektet e së cilës vazhdojnë ende.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve, plani i shteteve që provokuan krizën ishte të shkaktonin një tronditje të fortë e të beftë që mund të çonte në tundjen e qeverisjes në Doha, por lidershipi i Katarit veproi me gjakftohtësi dhe ia doli të absorbojë goditjen e parë dhe të përballet me piraterimin mediatik dhe sulmin politik me një profesionalizëm të lartë.
Vendet e bllokadës dështuan të realizojnë objektivat e menjëhershme, ndërsa Katari nga ana tjetër arriti të pengojë planin dhe strategjinë e tyre, e cila si qëllim kryesor kishte tundjen dhe rrëzimin e themeleve të qeverisë në Doha.
Vendet e bllokadës mendonin se tronditja e beftë do të sillte panik në Doha, çka do ta detyronte këtë të fundit ti përulej Arabisë Saudite. Mirëpo këto llogari rezultuan jo vetëm të gabuara por edhe infantile sa i përket vlerësimit të aftësisë së Katarit për të përballuar dhe frenuar sulmin, dhe trajtimin me sukses të impakteve të tij politike, ekonomike dhe të sigurisë.
Kur hapi i parë dështoi, fushata kundër Katarit denigroi në një nivel të ulët politik dhe mediatik. Por forma dhe përmbatja e akuzave dhe trillimeve ndaj Katarit çuan në rezultate krejt të kundërta nga ato që prisnin vendet e bllokadës dhe krijuan një opinion publik kundër vetë këtyre vendeve dhe mediave të tyre që humbën reputacionin dhe kredibilitetin e tyre për shkak të përpjekjeve të dukshme për manipulim dhe mosrepektimin e profesionalizmit dhe objektivitetit gazetaresk në qasjen ndaj krizës.
Në ditët e para të sulmit, gati të gjithë sektorët në Katar u prekën nga situata e papritur dhe lufta politike, diplomatike dhe tregtare e pasuar me mbylljen e kufijve, duke dëmtuar të gjitha sferat e jetës, që nga ushqimet bazë dhe lëndët e para gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, e deri tek dëbimet me forcë të qytetarëve katarianë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.
Mësimi i bllokadës ishte i ashpër, sepse nuk imagjinohej që fqinjët mund të sillenin në atë mënyrë armiqësore, aq më tepër gjatë muajit të Ramazanit. Por Katari lëvizi me shpejtësi, kompensoi mungesën e lëndëve të para dhe ndërmori masa vendimtarë për të garantuar sigurinë ushqimore.
Edhe nga ana diplomatike dhe përpjekjes për ta izoluar Katarin, sërish vendet e bllokadës ishin të pafat, pasi marrëdhëniet diplomatike të Dohas janë vendosur mbi baza të qarta dhe solide që nuk mund të ndikoheshin nga propaganda e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite. Rrjedhjet e fundit në SHBA zbuluan se Abu Dhabi dhe Rijadi kanë shpenzuar, më kot, shuma financiare të mëdha që të nxisnin Uashingtonin kundër Katarit.
Ndërsa ekonomikisht, Shteti i Katarit u rendit i pesti në ecurinë ekonomike për vitin 2018, sipas Raportit të Konkurueshmërisë Globale të lëshuar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit (IMD).
Në po të njëjtin raport, Katari u rendit i dhjeti për efikasitetin e qeverisë, i trembëdhjeti në efikasitetin e sektorit të biznesit, dhe ruajti vendin e 38-të për infrastrukturën. Dhe të gjitha këto vlerësime vetëm një vit pas bllokadës së imponuar ndaj tij Qershorin e 2017-s nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti.
Raporti i IMD-së e rendit Katarin të 14-tin nga gjithsej 63 vende, shumica e të cilave janë vende të zhvilluara, çka reflekton performancën e fortë ekonomike të Katarit në nivele të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?