Njerëz të bllokuar në shtëpi dhe makina të ngecura, kjo është situata në Greqi

Mëngjesin e kësaj të premte, cikloni ”Ianos” goditi zonat perëndimore të Lamias në kufijtë me komunën e Makrakomi dhe rrugën Lamia-Karpenisi në Greqi. Forcat zjarrfikëse u gjendën në vende të ndryshme për t’i ardhur në ndihmë njerëzve që ishin bllokuar në rrugë apo në shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.

Mediat greke shkruajnë se ka dhjetëra thirrje për ndihmë nga njerëz që janë bllokuar nëpër shtëpia në Liankladi, mes tyre edhe persona që kanë probleme me të ecurit. Njëri prej tyre është transferuar në spitalin e Lamias, pasi shtëpia e tij u përmbyt dhe u shpëtua nga zjarrfikësit.

Të tjerët do të transferohen në Bashkinë e lamias, pasi shtëpitë e tyre u përmbytën. Me përjashtim të makinave ë zjarrfikësve dhe atyre të Mbrojtjes Civile, kalimi i çdo automjeti tjetër është i ndaluar. Edhe në fshatin Zilefto, shtëpitë u përmbytën, ndërsa ujërat morën me vete një burrë, i cili u shpëtua, ndërsa uji ka vërshuar në shumë oborre dhe shtëpi.

SHKARKO APP