Njerëzit e vetëm që nuk janë në “luftë” me virusin, po jetojnë në…

Kur e gjitha bota është e vetëdijshme për pandeminë e Covid-19, disa mund të mos kenë informacione se çfarë po ndodh. Po flasim për nëndetëset britanike dhe amerikane që lundrojnë në mënyrë të fshehtë në thellësitë e oqeaneve. Nëndetëset të cilat janë në det prej 60 deri në 70 ditë dhe që ndodhen në misione sekrete të parandalimit bërthamor, mënjanojnë me qëllim informacionet që vijnë nga lajmet lokale e botërore.

Lajmet shpesh mund të ndikojnë në moralin ekuipazhit, ndaj dhe ata nuk kanë dijeni për ngjarjet e rënda. Besohet se ky grupim, nuk ka asnjë dijeni për izolimin global dhe mbi 40,000 vdekjet e shkaktuara nga virusi deri më tani.

Nga ana tjetër, Franca e cila renditet e gjashta në botë, është në bllokim mbarëkombëtarë pasi autoritetet po përpiqen të frenojnë shpërthimin. “Ata nuk dinë gjë”, tha admirali në pension Dominique Sallas, ish-komandant i nëndetëses balistike franceze nga 2003-2006. Ai kujtoi se teksa ishte në një mision 60-ditor, babai i tij kishte vdekur dhe ai nuk kishte marrë vesh gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?