FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Njerëzit fluturojnë nga dritaret, bilanc tragjik në Rusi (VIDEO)

Një zjarr gjigant përfshiu një qendër të madhe tregtare të qytetit siberian Kemerovo, duke marrë të paktën 48 jetë njerëzish. 41 fëmijë mund të jenë në mesin e viktimave dhe 16 njerëz mungojnë, thonë zyrtarët rusë.

Flaka filloi në një kat të sipërm të kompleksit Winter Cherry, ndërsa shumë nga viktimat ishin në kinema. Videoja e postuar në mediat sociale tregoi njerëzit që kërcyen nga dritaret për të shpëtuar nga flakët. “Sipas informacionit paraprak, kulmi u shemb në dy kinema,” tha Komiteti Hetimor i Rusisë në një deklaratë.

Shkaku i zjarrit ende nuk është i njohur dhe autoritetet kanë nisur një hetim. Kemerovo është një zonë kryesore e prodhimit të qymyrit, qëndron rreth 3,600 km (2,200 milje) në lindje të Moskës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?