“Njeriu që lëvizi një mal”, historia frymëzuese dhe e patreguar e një heroi (FOTO)

Ka mbi 1.2 miliardë indianë, shumica e të cilëve jetojnë në Indinë rurale. Shumë prej tyre në lagjet e varfëra urbane, ku çdo ditë miliona prej tyre luftojnë për të jetuar një jetë dinjitoze.  Ne po ju paraqesim historinë e një njeriu që nuk mendonte për veten. Ai ishte një ndër njerëzit më të varfër të Indisë.

Nëse ata që janë në pushtet nuk duan të ndihmojnë popullin, ai donte. Ky ishte një njeri që donte ta bënte vetë ndryshimin e jetës së komunitetit! Dhe kjo është historia e Dashrath Manjhi, njeriu që lëvizi një mal, që njerëzit e tij mund të arrinin në qytetërim.

Fshati Gehlour

Ishte viti 1960, ku në fshatin Gehlour, banorët konsideroheshin si një shoqëri e ulët. Atyre ju ishin mohuar bazat e një jete: furnizimi me ujë, energji elektrike, shkolla, qendra mjekësore etj. Një mal i gjatë 300 metra i lartë, Gehlour Ganj u shfaq mes tyre dhe qytetërimit. Ashtu si të gjithë njerëzit në Musahar, Dashrath Manjhi, punoi në anën tjetër të malit. Në mesditë, gruaja e tij Phaguni i sillte drekën. Meqënëse nuk kishte rrugë, udhëtimi zgjaste orë të tëra ecje në mal. Një nga ato ditë, ajo do të vinte tek ai duarbosh. Phaguni u ndal tek një shkëmb dhe enët e ujit u shkatërruan. Ajo u rrëzua duke plagosur këmbën. Duke parë lotët e saj, ai mori një vendim.

Sfida e një mali

Manjhi shiti dhitë e tij dhe bleu një çekiç dhe disa vegla pune. Ai u ngjit në majë të malit dhe filloi të jeonte aty. Vite më vonë, ai do të rrëfente se: “Ai mal kishte marrë shumë jetë. Unë nuk mund ta mbaja atë që e dëmtoi gruan time”. Pastaj, Phaguni u sëmur. Mjeku ishte në 75 kilometra larg shtëpisë së tyre. Në pamundësi për të bërë udhëtimin, ajo ndërroi jetë. Por vdekja e saj nxiti Manjhin të merrte një vendim edhe më të madh.

Nuk ishte e lehtë. Nganjëherë, ai ndihmonte njerëzit duke i mbajtur gjërat e tyre mbi mal ndaj një pagese të vogël, e kjo për të ushqyer fëmijët e tij. Pas 10 vitesh, kur Manjhi u largua, njerëzit panë një çarje në mal; disa erdhën për ta ndihmuar dhe në vitin 1982, Gehlour befasoi.

“Baba”, njeriu i respektuar

Pas 22 vitesh punë në mal, Dashrath Das Manjhi, punëtori i shpërngulur pa tokë, e kishte pushtuar malin. Ai kishte gdhendur një rrugë që ishte 360 ​​metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë. Rruga për të shkuar tek mjekët apo dhe në shkollë, ishte vetëm 5 kilometra larg fshatit Gehlour. Njerëzit nga 60 fshatra në Atri mund ta përdorin rrugën e tij. Fëmijët duhej të ecnin vetëm 3 kilometra për të arritur në shkollë. Mirënjohës, ata filluan ta quanin “Baba” Manjhin dhe një njeri të respektuar.

Kërkesa tek Shteti

Por ai nuk u ndal atje. Ai filloi të trokiste në dyert e shtetit, duke kërkuar që rruga të ishte e lidhur me rrugën kryesore. Ai eci përgjatë vijës hekurudhore deri në Nju Delhi, kryeqytet, duke mbledhur nënshkrime të mjeshtrave të stacioneve në një fletore. Ai paraqiti një peticion atje, për rrugën e tij, për një spital, për një shkollë dhe ujë për popullin e tij. Në korrik të vitit 2006, “Baba” shkoi tek “Junta Durbar” kryeministri i atëhershëm të Bihar. Ministri i mbingarkuar për këtë punë u ngrit dhe i ofroi Manjhit selinë e tij të Ministrit. Një nder i rrallë për një njeri si Manjhi.

Qeveria i shpërbleu përpjekjet e tij me një ngastër toke por Manjhi e dhuroi tokën për ndërtimin e një spitali. “Nuk më interesuan këto çmime, kjo famë, paratë”, tha ai. “Gjithçka që desha ishte një rrugë, një shkollë dhe një spital për njerëzit tanë. Ata po përpiqen aq shumë dhe duan të ndihmojë gratë dhe fëmijët e tyre”,-do tu shprehnte ai asokohe.

Vdekja

Më 17 gusht të 2007, Dashrath Manjhi, njeriu që lëvizi një mal humbi betejën e tij me kancerin. E gjitha që ai kishte bërë ishte për asnjë përfitim personal. “E fillova këtë punë nga dashuria për gruan time, por e vazhdova atë për popullin tim. Nëse nuk e kam, askush nuk do ta bëjë këtë”.

Fjalët e Manjhit pasqyrojnë realitetin e vendit tonë. Tani që ai është zhdukur, njerëzit e tij janë ende të varfër. Ka shtylla elektrike, por nuk ka energji elektrike; ka kanale por jo ujë; nuk ka spital të vërtetë, nuk ka jetesë të vërtetë dhe ka pak arsim. Djali i Manjhit e humbi gruan kohët e fundit nga një sëmundje. Pas gjithë këtyre viteve, fati i tyre u vulos nga një mal tjetër: varfëri, pamundësi për të paguar për një mjek.

Mesazhi

Trashëgimia e Manjhit, fryma e tij jeton. Ai jeton në mesin e mijëra indianëve që po bëjnë një ndryshim për njerëzit e tjerë, duke luftuar me beteja të reja, duke kapërcyer sfida.

Ai jeton në kaq shumë prej jush që po lëvizni malet që keni përballë. Manjhi na tregoi se heroi i vërtetë qëndron brenda nesh. Sa shpesh bëni zgjedhjen për të bërë ndryshimin? Është koha që të marrim vetë çekiçin dhe të fillojmë të fshihemi në malet e pakapërcyeshme që na rrethojnë dhe ti hapim ato.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP