Njihuni me dy vendet e vetme në botë ku nuk pati asnjë kontroll shëndetësor në aeroporte

Britania është një nga vendet e vetme në botë që nuk po kufizon udhëtimet ose kontrollet shëndetësore në aeroporte. Pavarësisht rregullave të ashpra të lëvizjes se qytetarëve brenda territorit britanik, nuk ka asnjë kufizim për pasagjerët që vijnë nga jashtë. Ekspertët thonë se kjo metodë e Britanisë është në kundërshtim me politikat që po ndjek pjesa tjetër e globit.

Sipas të dhënave, shumica e vende kanë detyruar të gjithë pasagjerët që mbërrijnë të karantinohen me detyrim për dy javë, nëse vijnë nga zona me rrezik të lartë, ndërsa shumë vende të tjera i kanë ndaluar duke mbyllur kufijtë. Irlanda Italia dhe një pjesë e vogël e vendeve afrikane e kanë me detyrim, ndërsa Amerika nuk lejon asnjë europian të udhëtojë. Australia dhe Zelanda e Re kanë mbyllur kufijtë për pjesën tjetër të botës.

Rezulton se nga 73 qeveritë që kanë marrë masa, vetëm Anglia dhe Jordania nuk kanë vendosur kufizime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky raport lëshohet pak ditë para se në Aeroportin e Heathrow në Londër të vendoset masa e matjes së temperaturës për udhëtarët, për të parë nëse janë të infektuar. Por ekspertët thonë se kjo masë tashmë është marrë me vonesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria britanike ka qenë e mendimit se kontrolli i pasagjerëve pas mbërritjes në Britani nuk do të bënte ndonjë gjë për të ngadalësuar përhapjen e virusit.  Por shifrat dëshmojnë të kundërtën: Mbi 30 mijë vdekje janë raportuar deri më tani për shkak të koronavirusit, mban vendin e dytë në botë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?