Nju Jorku bllokohet nga dëbora. Autoritetet bëjnë thirrje për të blerë ushqime dhe për të qëndruar në shtëpi

BOSTON, MA - DECEMBER 17: People walk down a snow-covered Chestnut Street on December 17, 2020 in Boston, Massachusetts. More than a foot of snow is expected in the Greater Boston area as Winter Storm Gail delivers snow, rain, sleet and high winds up and down the East Coast. Scott Eisen/Getty Images/AFP

Rrugë të zbrazura, mjete publike të ndalura, fluturime ajrore të anuluara dhe i njëjti fat edhe për vaksinimet e prenotuara në avancë. Gjithçka për shkak të një stuhie bore të quajtur Orlena, që ka paralizuar Nju Jorkun duke goditur edhe disa lokalitete të bregut lindor të SHBA.

Një apel për kujdes është lëshuar nga guvernatori Andrew Cuomo. Kjo stuhi dimërore po sjell sasi të mëdha bore dhe po krijon kushte udhëtimi të rrezikshme dhe parashikohet që do të vazhdojë”.

Janë plot 5 qendra vaksinimi në Nju Jork që janë mbyllur për shkak të stuhisë së borës. Për sigurinë e punonjësve por edhe personave që do të vaksinohen, do t’i zhvendosim në kohë takimet në disa qendra vaksinimi që janë goditur nga stuhia – ka sqaruar Cuomo.

Por ndërsa deri pak javë më parë, apeli për të qëndruar në shtëpi ishte i lidhur me emergjencën e koronavirusit, stuhia polare Orlena e ka vështirësuar akoma më shumë situatën, nga Bostoni në Uashington, e sigurisht edhe në Nju Jork. Shkollat janë mbyllur ndërkohë që zyrtarët lokalë i kanë lëshuar një apel banorëve: Kjo është një stuhi që nuk duhet nënvlerësuar.

Duhet marrë shumë seriozisht. Blini ushqime e rezerva dhe qëndroni në shtëpi – thonë ata. Në Nju Jork, kishte të paktën pesë vite që nuk regjistroheshin reshje bore në këto përmasa. Ndërkohë që termometri ka zbritur në -5 gradë celcius dhe në shumë shtylla elektrike janë krijuar stalaktite akulli.

SHKARKO APP