Nju Jorku feston mbërritjen e Vitit të Ri 2020 në “Times Square”
Në SHBA, qyteti i Nju Jorkut e priti vitin e ri duke numëruar mbrapsht, në ‘Times Square’, me topin gjigant që binte ngadalë.
Këtë vit, tema e ceremonisë i ishte dedikuar ndryshimeve të klimës dhe nderimit të shkencëtarëve që luftojnë kundër ngrohjes globale.
Duke marrë kohën në zonën tonë si referencë, banorët e ishujve Samoa dhe Kiribati ishin të parët që festuan ardhjen e vitit 2020.
Ndërsa ne ishim ende të zhytur në përgatitjen e darkës së Vitit të Ri, në mesditë me orën tonë, për banorët e Paqësorit ishte koha për të ngritur një dolli për ardhjen e vitit të ri.
Pas tyre, mbërritja e Vitit të Ri u festua në Auckland në Zelandën e Re. Mijëra neozelandezë dhe turistë të huaj u mblodhën për të shijuar atmosferën e festivalit tradicional të fishekzjarrëve të kombinuar edhe me projeksionet me lazer në kullën “Sky Tower” 328 metra të lartë.
Por më madhështori nga të gjithë ishte spektakli piroteknik i orës 14:00 në Sidnei, në Australi, edhe pse këtë radhë, natyra i ka tradhtuar kremtuesit me vatrat e shumta të zjarrit ndezur në pyjet e mëdha të pjesës juglindore të vendit. Qyteti tërhoqi miliona vizitorë për të parë fishekzjarret spektakolare që formojnë sfondin e Operës imponuese.
Festime madhështore u zhvilluan në Japoni, Korenë e Veriut, Tajlandë, Indi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusi, Angli, Brazil,por edhe në Hawaii, vendi i fundit që do të festojë ndërrimin e viteve.