Nju Jorku mbyll dyqanet, shtohet siguria, i druhen incidenteve
Këto zgjedhje priten të shoqërohen edhe me incidente. Të paktën ushtria dhe policia janë përgatitur dhe kanë forcuar masat e sigurisë.
Shqiptari Marko Kepi na tregon për Ora News se në shumë qytete të Nju Jorkut ka një prezencë të shtuar të forcave të policisë..
Në zonën ku janë të gjithë bizneset kryesore pothuajse të gjithë dyqanet janë mbyllur me kompensata e roje pasi presin që të ndodhë diçka. Kjo është hera e parë që janë marrë këto masa.
Edhe Gjatë fundjavës, tensionet u rritën ndërsa mijëra mbështetës të fushatës se zotit Trump u mblodhën dhe demonstruan në mënyrë agresive në të gjithë vendin. Në një nga rastet, një karvan automjetesh që mbanin flamuj me emrin e zotit Trump, detyroi një autobus të fushatës së zotit Biden gati të dilte nga autostrada në Teksas. Po kështu pati bllokim tëtrafikut në autostradën e Nju Xhersit.