”Non-Grata” dy zyrtarë rusë në Kosovë, Osmani: Cenuan sigurinë kombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, shpalljen non grata të dy zyrtarëve rusë në Kosovë. Në argumentimin e saj të publikuar në rrjetet sociale, Osmani thekson se zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë kanë cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”.

Osmani nënvizon se institucionet e Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit rus në rajon, që synon të minojnë arritjet e e përbashkëta me SHBA, NATO dhe BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-së, NATO-s, dhe BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse. I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?