Norvegjia refuzoi ushqimin amerikan, dërgon avion me furnizimet e veta në Botëror

Norvegjia ka transportuar mbi 1000 kilogramë ushqime nga vendi i saj drejt Shteteve të Bashkuara për Kampionatin Botëror.

Nuk pranojnë ushqim e as uji nga SHBA!

Ngarkesa përfshinte 300 kg salmon të egër të Atlantikut, 116 kg djathë tradicional Brunost dhe 6000 portokaj, si edhe tre shefa kuzhine skandinavë, të cilët përgatisin katër vakte në ditë për ekipin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim u mor për t’i mbajtur lojtarët me një regjim ushqimor të njohur gjatë pjesëmarrjes së parë të Norvegjisë në Kupën e Botës pas gati tre dekadash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Delegacioni norvegjez ka ngritur kampin bazë në Universitetin e Karolinës së Veriut në Greensboro, ku është vendosur një kuzhinë e plotë. Stafi teknik ka zgjedhur të mos eksperimentojë me gatimet amerikane, por t’u qëndrojë besnik ushqimeve tradicionale norvegjeze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?