Nr. 3 i Vatikanit para gjyqit, akuza për abuzim seksual
Kardinali George Pell, do të dalë para gjyqit nën akuzat historike për agresion seksual, por ish-shefi i financave të Vatikanit, është vetëdeklaruar i pafajshëm.
Kardinali Pell, 76-vjeç, është katoliku më i lartë në Australi dhe një nga zyrtarët më të fuqishëm në Vatikan. Pell, që konsiderohet zyrtari i tretë më i lartë i Vatikanit, u pezullua nga detyra vitin e kaluar për t’u përballur me akuzat në vendin e tij.
Në qershor, policia në shtetin e Viktorias, e akuzoi klerikun e lartë me atë që ata e cilësuan një akuzë historike, që përfshin disa ankesa. Më shumë se 30 dëshmitarë folën gjatë seancave paraprake të gjykatës që zgjatën katër javë.
Gjykata do të mbajë një seancë administrative të mërkurën, por gjyqi nuk pritet të fillojë deri pas disa muajsh.
KOHA JONË SONDAZH

