“Nuk dua futem në histori si tradhtar”, Maduro shpërfill presionet e SHBA

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro është shprehur se nuk do ta trdhëtojë vendin e tij duke i plotësuar dëshirën Washington për ndryshimin e regjimit në vend.

Ai tha se nuk do lejojë që ‘historia ta kujtojë si tradhtar’.

“Nuk më intereson se si do të hyj në histori, por nuk do të jem një tradhtar, një njeri i dobët, një njeri që i kthen shpinën angazhimeve të tij historike ndaj popullit,”-u shpreh Maudro në një intervistë ekskluzive me RT Spanish. “Unë përfitoj nga çdo mjet komunikimi për ti kërkuar gjithë botës që të denoncojë dhe të ndalojë çmendurinë e Donald Trump. Venezuela kurrë nuk do dorëzohet.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se një ndërgjegjësim global do çonte në një “mohim” të presidentit amerikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Maduro tha se populli venezuelian është i përgatitur të mbrojë tokën e tyre “të shenjtë” nga një pushtim ushtarak amerikan. Por theksoi se i lutet Perëndisë se  një konflikt i tillë nuk do ndodhë kurrë.

“Agresioni ushtarak i Trump duhet të hidhet poshtë në mënyrë që mbizotëron paqja,”-tha Maduro.

Presidenti venezues u shpreh se burimet e mëdha natyrore të Venezuelës e kanë bërë atë objektiv kryesor për ndryshimin e regjimit të mbështetur nga Washington.

“Trump kërkon pasuritë e Venezuelës, naftën, arin, gazin, hekurin, diamantet dhe pasuritë e tjera materiale,”-shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?