Nuk e dinte se ishte me kancer, dhëndri vdes gjatë muajit të mjaltit

Një 31 vjeçar ndërroi jetë vetëm katër ditë pasi shkoi në muajin e mjaltit, nga kanceri i mushkërive, edhe pse nuk kishte asnjë ide që kishte i sëmurë.

I riu britanik kishte injoruar prej disa ditësh dhimbjet dhe simptomat, duke menduar se kishte pësuar helmim ushqimi.

Të sapomartuarit ishin “arratisur”për muajin e mjalit, në të ishullin afrikan të Kepit të Verdes.

Por Alan Simms ndërroi jetë brenda 12 orëve, pasi me sa duket se sëmundja kishte avancuar në fazat e fundit.

Bashkëshortaja e tij, Aimeja, ka bërë të ditur se ai nuk kishte asnjë shenjë të kancerit të mushkërive, as nuk kollitje as problem me frymëmarrjen, por ishte një duhanpirës i rregullt.

Duke u bërë thirrje të rinjve të jenë më të kujdesshëm me shëndentin, ajo deklaroi se:

Ishte e tmerrshme. Kisha vetëm tetë ditë e martuar. Mbaj vetëm që i pyesja të gjithë si mundi të ndodhte kjo. E jona ishte dashuri me shikim të pare. Nuk më besohet që ka ikur.”

SHKARKO APP