“Nuk e duroj dot më këtë rutinë”, Bolsonaro: Pres me ankth përgjigjen e testit të dytë

Një javë pasi njoftoi se kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, do t’i nënshtrohet një tjetër testi për të parë nëse është shëruar. Bolsonaro, i cili e ka nënvlerësuar hapur rrezikun që mund të paraqesë Covid-19, u shpreh të hënën se ndihej “shumë mirë”.

“Nëse gjithçka rezulton të jetë mirë, do të kthehem sërish në punë. Sigurisht, nëse ndodh e kundërta, do të pres edhe disa ditë të tjera,” shtoi ai

Brazili është vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi dhe pritet që të regjistrojë dy milion raste me Covid-19 më vonë gjatë kësaj jave.

Duke folur për rezultatet e testit të dytë, Bolsonaro u shpreh: “Do të pres me ankth për përgjigjet sepse nuk mund ta duroj më këtë rutinën e të ndenjurit në shtëpi, është e tmerrshme.”

Presidenti 65 vjeçar, nuk ka qenë fort pro masave kufizuese të marra nga qeveritarët e shtetit brazilian, duke insistuar që nuk është më e nevojshme që ekonomia të mbahet pezull.

SHKARKO APP