Nuk e respektoi, mbreti i heq titujt bashkëshortes 33 vite më të re

Maha Vajiralongkorn, mbreti i Tajlandës vendosi t’i heqë të gjithë titujt bashkëshortes së tij të dytë, Sineenat Wongvajirapakdi. Ai e akuzon 34-vjeçaren për sjellje të keqe dhe mosrespektim të kurorës mbretërore.

Gazeta mbretërore shkruan se ish-infermieres së ushtrisë, iu hoqën titujt për “mosmirënjohje ndaj Mbretit”, si dhe për ambiciet e saj pasi tentoi të ngrihej në nivelet e Mbretëreshës, Suthida Vajiralongkorn.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se mbreti 67-vjeçar kishte mësuar se “ajo nuk ishte aspak mirënjohëse për titullin që i ishte dhënë” ndaj urdhëroi që të zhvishet nga të gjithë titujt mbretërorë dhe dekorimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se mbreti i shumëpërfolur, Vajiralongkorn u ngjit në fron pas vdekjes së babait të tij në vitin 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?