Nuk gjen qetësi Libani, sërish shpërthim i fuqishëm, 4 viktima dhe dhjetra persona të plagosur

Një “gabim teknik” shkaktoi një shpërthim në një depo armësh të Hezbollahut që tronditi të martën fshatin Ain Qana të Libanit në jug, duke shkaktuar katër viktima dhe disa të plagosur sipas burimeve të sigurisë dhe dëshmitarëve.

Një zëdhënës i Hezbollahut tha se shpërthimi ndodhi pranë një shoqate çminimi, që po ruanin municione të pashpërthyera nga një luftë e hershme izraelite. Zëdhënësi gjithashtu konfirmoi se ishte një gabim teknik që solli këtë shpërthim, por mohoi çdo viktimë.

Shumë ndërtesa në zonë u dëmtuan dhe disa makina u shkatërruan, thanë dëshmitarët. Banorët në panik në zonë u evakuuan dhe vrapuan në drejtim të kundërt të tymit, ndërsa të tjerët qëndruan për të parë.

“Toka u trondit dhe më pas dëgjuam një shpërthim të fortë. Në fillim, mendova se ishte një sulm izraelit,” tha Umm Mahmoud Mallah.

Anëtarët e Hezbollah rrethuan vendin e shpërthimit dhe ndaluan gazetarët të afroheshin në zonë.

Hezbollah është forca politike dominuese në Libanin e Jugut dhe mban një krah të fuqishëm ushtarak që ka më shumë se 100 mijë raketa.

Njerëzit në Liban janë akoma të traumatizuar nga shpërthimi masiv i 4 gushtit që shkatërroi pjesët e kryeqytetit dhe la më shumë se 190 të vdekur.

P

SHKARKO APP