“Nuk i dimë rreziqet e vaksinës kundër covidit-19” suedezët skeptikë

Lajmi për vaksinat kundër covidit-19 ka shtuar optimizmin në botë se shumë shpejt do kemi një zgjidhje ndaj virusit më vdekjeprurës të këtij shekulli.

Por në Suedi, 21-vjeçarja, Meisa Kebi, është ndër skeptiket e vaksinave të hershme.

Gjatë pandemisë së vitit 2009-2010, ajo mori si pjesa më e madhe e popullsisë vaksinën kundër gripit të derrit, veçse trupi i saj pësoi efekte anësore, mes tyre sëmundjen e narkolepsisë, një lodhje të gjithanshme dhe prirje të pavetëdijshme për të fjetur kudo ku ka ambiente të qeta.

“Nuk i dimë rreziqet e vaksinës kundër covidit-19. Mund të shkaktojë më keq sesa narkolepsinë, po aq keq ose diçka të ndërmjetme, por tani qasja ime ndaj vaksinave është që të pres rreth 5 vite për të ditur rrisqet e tyre.”

Me sëmundjen kronike të narkolepsisë janë diagnostikuar edhe qindra të rinj të tjerë suedezë pas vaksinimit kundër gripit të derrit në 2009-ën.

Në atë kohë 60 % e popullit iu bindën autoriteteve shtetërore duke u vaksinuar vullnetarisht, por sondazhet tani tregojnë se pro vaksinës janë 46 %, dhe 26 % e Suedezëve nuk duan të provojnë asnjërën nga ato që po përfliten kundër koronavirusit.

 tjerë kërkojnë siguri se nuk do të kenë efekte anësore, ndërsa krye epidemiologu i vendit thotë se i kupton shqetësimet e qytetarëve të tij.
“Unë, bashkëshorti dhe tre fëmijët kemi plan të vaksinohemi nëse vaksina miratohet. Do ta bëjmë nëse agjencia e shëndetit publik por edhe shoqëria thonë se duhemi vaksinuar.”

“Sigurisht që kur ke një vaksinë të re për të cilën nuk dihet akoma shumë, dhe një sëmundje për të cilën dimë fare pak, është e drejtë të kërkosh informacion para se të marrësh vendimin.”

Në këtë vit pandemie, Suedia ishte nga vendet e vetme që nuk aplikoi masa të ashpra kufizuese për popullsinë me qëllimin për të krijuar atë që njihet si imuniteti i tufës.

Por këtë vjeshtë përhapja e vazhdueshme e infeksionit dhe rritja mbi 6,500 e bilancit të viktimave e ka bërë të nevojshme mbylljen e disa shkollave, bareve dhe restoranteve në kryeqytet.

SHKARKO APP