Nuk i hapet parashuta gjatë hedhjes, vdes parashutisti
Një parashutist ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi parashuta e tij nuk u hap gjatë hedhes një ekspozite ajrore në Festivalin e Javës së Flotës Amerikane.
Ai ka rënë në lumë dhe më pas është tërhequr ujërat e Morris Canal pranë lumit Hudson pas aksidentit. Ngjarja ka ndodhur para mijëra spektatorëve të tmerruar të cilët po shikonin shfaqjen nga Liberty State Park në New Jersey.
Videoja amatore e regjistruar nga Aaron Moss ka treguar momentin kur një pjesë e parashutës që binte në tokë pasi parashutisti u shkëput nga ajo dhe ra në lumë.
Parashtutisti, identiteti i së cilit nuk është bërë akoma publik, ishte pjesë e komandos Navy SEAL dhe anëtar i ekipit të Navy në SHBA, raporton Daily Mail.

KOHA JONË SONDAZH

