“Nuk ka kohë për të humbur në negociatat e Greqisë”

Kujtim VANI

 “Nuk ka kohë për të humbur”, deklaruan sa kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, aq edhe presidenti i Francës Francoise Hollande pas përfundimit të punimeve të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, duke iu referuar procedurave që po zhvillohen lidhur me Greqinë. “Sa më shpejt të depozitojë Greqia propozimet, aq më shpejt mundet të nënshkruhet një marrëveshje”, deklaroi zonja Merkel, ndërsa z.Hollande theksoi që “nëse Greqia do të qëndrojë në eurozonë, atëherë do të vazhdojë këtë proces dhe do të kontribuojë në zgjidhjen e këtij problemi”. Ndërkohë sot është planifikuar të mbahet një telekonferencë e grupit të punës të eurozonës (Euro Working Group). Athina zyrtare, sipas burimeve qeveritare, konfirmon vullnetin e vet që të konkludojë së shpejti në marrëveshje me institucionet, mbi bazën e një kuadri që nuk do të përmbajë masa shtrënguese, por do të garantojë ristrartimin e ekonomisë.Takimet e Grupit të Brukselit u bënë në klimë shumë të mirë, me vullnet reciprok për arritjen e marrëveshjes, theksojnë burime qeveritare, duke iu referuar përfundimit të bisedimeve me partnerët institucionalë. Qeveria vë në dukje se përfaqësuesit grekë kishin rastin të prezantojnë hollësisht listën e reformave që përgatiti qeveria, si dhe argumentimin e detajuar të tyre. U dhanë gjithashtu përfaqësuesve të institucioneve përgjigje ndaj pyetjeve eksploruese mbi propozimet greke. Sipas të njëjtave burime, të dy palët ranë dakord për intensifikimin e procesit të grumbullimit të fakteve (facts finding) që po zhvillohet në Athinë.  Përsa u përket bisedimeve të Brussels Group, KE shprehet se deri më tani bisedimet ndërmjet autoriteteve greke dhe përfaqësuesve të kreditorëve ishin produktive, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andreeva, duke vënë në dukje se një regjistrim i parë i situatës aktuale do të bëhet sipas të gjitha gjasave në grupin e punës të eurozonës (Euro Working Group), që do të mblidhet me telekonferencë. Andreeva deklaroi se bisedimet midis Greqisë dhe përfaqësuesve të kreditorëve vazhdojnë që nga e premtja në klimë konstruktive dhe duhet të vazhdojnë. Siç tha, objektivi është që bisedimet të konkludojnë në “një listë të besueshme dhe të kompletuar reformash”. Zëdhënësja tha se deri tani nuk ka marrëveshje për listën e reformave dhe se ekspertët e eurozonës të mërkurën do të shqyrtojnë ecurinë e deritanishme të bisedimeve. Nga ana e vet Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk deklaroi në Madrid se situata ekonomike në Greqi mbetet “nën kontroll”, duke shtuar gjithsesi se konsideron që nuk do të ketë marrëveshje të vendit me kreditorët para Pashkëve, megjithëse ka mundësi që një marrëveshje e tillë mund të arrihet para fundit të muajit prill.“Procedura e shqyrtimit të projektit grek është shumë e komplikuar dhe nuk shikoj progres para Pashkëve”, deklaroi Tusk gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy. “Besoj se sot mund të themi që situata në Greqi është nën kontroll”, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, në kuadër të një turneu që po zhvillon në Maltë, në Spanjë dhe në Tunizi. “Shpresoj se do të mund të konkludojmë në një marrëveshje deri në fund të prilli, kjo më duket e mundur”. Kryeministri Rajoy shprehu nga ana e vet urimin siç ka bërë edhe në herë të tjera, që këto negociata të përfundojnë me sukses dhe Greqia të mbetet në eurozonë. Greqia “duhet ta kuptojë se është shumë e rëndësishme për Bashkimin Europian që mesazhi të jetë se rregullat e lojës duhet të respektohen”, shtoi kryeministri spanjoll.

Greqia synonë përmirësimin e marrëdhënieve greko-ruse: Më 8 prill Cipras në Moskë

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekziston mundësia që marrëdhëniet greko-ruse të përmirësohen në një nivel të ri dhe Greqia të bëhet një urë ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, deklaroi kryeministri Aleksis Cipras, në një intervistë ekskluzive për agjencinë ruse të lajmeve TASS, në prag të vizitës së tij në Moskë dhe takimit në 8 prill me presidentin Vladimir Putin. “Mund të kemi një bashkëpunim esencial, që do t’i japë mundësinë Greqisë të eksportojë në federatën Ruse produkte bujqësore”, tha Cipras, duke shënuar se “vitet e fundit këto marrëdhënie u dëmtuan për arsye se qeveritë e mëparshme në vendin tim nuk bënë aq sa do të mundnin për të shmangur këtë politikë pa kuptim, për mendimin tim, të sanksioneve për shkak të tensionit në Ukrainë. Rezultati ishte embargoja edhe në produktet bujqësore greke, gjë që shkaktoi dëme të konsiderueshme në ekonominë greke”. Në përshkrimin e kryeministrit, vitet e fundit marrëdhëniet me Rusinë ndodheshin në një “gjendje të ngrirë”. “Nuk e di”, tha shprehimisht, “nëse ngjanin me dimrin në Siberi, ndërkaq ishte dimër dhe tashmë po jetojmë pranverën dhe duhet që këtë pranverë ta mbështesim, me qëllim që të kemi një evoluim të vërtetë të marrëdhënieve tona”. “Gjendemi në një situatë gjeopolitike tensioni të veçantë, ekzistojnë sfida të përbashkëta dhe nevojitet të shohim se do t’i përballojmë”, nënvizoi kryeministri duke theksuar: “Duhet të shohim se si popujt dhe vendet tona munden vërtet të bashkëpunojnë në shumë fusha të ekonomisë, energji, tregti, prodhimin bujqësor, të gjejmë se ku mund ta ndihmojmë njeri-tjetrin dhe sidomos, të studiojmë se sa bashkëpunimi ynë mund të jetë konstruktiv, pasi besoj me të vërtetë se Greqia, si vend anëtar i BE, mund të shndërrohet në një hallkë lidhëse, urë midis perëndimit dhe Rusisë”. Vizita e kryeministrit grek në Moskë ka për qëllim ristartimin e marrëdhënieve greko-ruse, pasi “do të japë mundësinë që të hidhet një bazë e re” për këto marrëdhënie. Ëdshtë një mundësi që të bëhet “ristartimi real i tyre, të jepet një nxitje e re në marëdhëniet greko-ruse, të cilat kanë rrënjë shumë të thella në histori dhe u forcuan në luftën e përbashkët të popujve tanë”, theksoi Cipras. Sipas kryeministrit, marrëdhëniet Greqi-Rusi kanë perspektivë të madhe zhvillimi, më së pari në fushat e energjisë dhe të turizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?