Nuk ka më vende në burgje për puçistët, Turqia liron 38 mijë të dënuar

Turqia ka në plan të lirojë 38.000 të burgosur të cilëve u kanë mbetur më pak se dy vjet nga dënimi, për të hapur vend në burgje për mijëra persona që janë arrestuar javët e fundit nën akuza për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të shtetit.  Ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag e shpalli dekretin sot në mëngjes.

Ai paralajmëroi se këto janë lirime me kusht dhe jo falje të dënimit. “Shpresoj se marrëveshja është e dobishme për të burgosurit, të dashurit e tyre, për njerëzit tanë dhe për vendit tonë”, u shpreh ministri.  Edhe të burgosurit që kanë kryer më shumë se gjysmën e dënimit do të kenë të drejtë të aplikojnë për lirim me kusht. Dekreti nuk përfshin të burgosurit e dënuar për vrasje, terrorizëm, dhunë në familje, apo dhunë seksuale.

Më 15 korrik, të paktën 270 persona u vranë gjatë një përpjekjeje për grusht shteti, që sipas qeverisë, ishte ideuar nga kleriku mysliman Fethullah Gylen që banon në SHBA. Pas përpjekjes së dështuar, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe filloi arrestimin e njerëzve të dyshuar për këtë komplot.  Më shumë se 35 mijë persona, mes të cilëve gjykatës, akademikë dhe gazetarë – janë ndaluar për t’u pyetur, dhe më shumë se 17 mijë prej tyre janë nën arrest.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po sot, Ministri Bozdag shpalli një dekret të dytë për shkarkimin e më shumë se 2300 oficerëve të policisë, 136 oficerëve ushtarakë dhe 196 punonjësve të agjencisë për teknologjinë e informacionit.  Masat e qeverisë pas dështimit të grusht-shtetit kanë shkatuar kritika nga disa vende evropiane dhe organizatat e të drejtave të njeriut që i kanë kërkuar Turqisë të tregojë përmbajtje. VOA

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?